Si funksionon AL-PROMO
Një proces i thjeshtë dhe transparent me katër hapa — që nga njohja e biznesit deri tek matja e rezultateve reale.
Na tregon për biznesin tënd
Ndajeni me ne detajet e biznesit, audiencën target, qëllimet, informacionin e kontaktit dhe stilin e preferuar vizual. Sa më shumë të na njohim biznesin, aq më mirë do ta prezantojmë.
Ne krijojmë përmbajtjen
Përgatisim video promocionale, fotografi, captions, artikuj dhe materialet e fushatës. Çdo material përshtatet për platformën ku do publikohet dhe për audiencën që doni të arrini.
Publikimet shpërndahen
Përmbajtja publikohet sipas orarit të dakorduar të fushatës dhe paketës së zgjedhur. Një video mund të përshtatet dhe publikohet në disa platforma sipas planit.
Matim rezultatet
Shqyrtojmë shikimet, reach-in, klikimet, vizitat në website, mesazhet, kërkesat dhe rezultatet e tjera të matshme. Ju merrni një raport mujor të qartë.